Debate për administratën, PS:Të ndërhyjë KQZ. Lleshi: Jo çështja jonë

Komisioni Qendror Zgjedhor është përfshirë nga debatet për përdorimin e administratës dhe nxënësve në mitingje.Pas dorëzimit të kallëzimit penal nga Partia Socialiste në Prokurorinë e Tiranës kryetarja e KQZ -së Lefterie Lleshi ka deklaruar se tashmë është bërë kallëzimi dhe nuk vlen të diskutohet. Ndërkohë që Genc Gjoncaj, përfaqësuesi, i PS ka deklaruar se ky është një problem serioz.Në komisionin Qendror Zgjedhor është prezantuar gjithashtu edhe raporti i bordit të monitorimit të medias. Radio televizioni Ora News është vlerësuar si një prej mediave më të balancuara në pasqyrimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.