Harry Kane, lamtumirë emocionuese pas 19 viteve me Tottenham
Harry Kane ka formosur kontratën me Bayern Munchen ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i historisë së klubit gjerman. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore dhe u bashkua me ekipin e Thomas Tuchel, Kane publikoi një postim prekës lamtumire për Tottenham ku luante që prej moshës 11-vjeçare.
“Sigurisht që jam shumë i emocionuar në këto momente dhe në këtë çast të veçantë të karrierës time që shoqërohet me shumë kujtime. Këto kujtime unë do t’i mbaj me vete përgjithmonë. Falënderoj shumë shokët e skuadrës që kanë ndaluar te Tottenham gjatë gjithë këtyre viteve, trajnerët dhe çdo anëtar të stafit.
Falënderoj shumë fansat sepse që në momentin e parë që vesha këtë fanellë kam dhënë gjithçka për t’ju bërë juve të lumtur. Do të jeni përherë në zemrën time. Faleminderit Tottenham! Faleminderit ju tifozët e Tottenham”.
View this post on Instagram
