Orges Shehi i kënaqur me skuadrën: i ngushtuam shumë diferencat me Beshiktashin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shprehu i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, paravësisht humbjes me Beshiktashin edhe në duelin e dytë me skuadrën turke.

Orges Shehi:

Nuk mendoj që ishte ngërç në aspektin psikologjik ndaj këtij kundërshtari ku ishim përherë agresivë. Në të tolla sfida vendos një rast sado i vogël dhe kështi ndodhi edhe në të dyja ndeshjet me Beshiktash. Kundërshtarët i bënë gjërat e vështira shumë të lehta. Përgëzoj djemtë që i bënë sa më të vogla diferencat e mëdha që kanë dy klubet.

Më vjen keq për Selmanin sepse nga informacionet që mora mësova se ka frakturë në këmbë. Do të na mungojë për një kohë të gjatë. Kemi humbur lojtarë që nuk di se sa kohë do të na duhet t’i rikuperojmë.

Nuk ka rëndësi se kush luan titullar, të gjithë mund ta nisin nga stoli ose nga minuta e parë por duhet të japin maksimumin. Unë mendoj që ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë edhe pse do të jetë një garë e vështirë në kampionat.

Partizani do të jetë rivali jonë por edhe Egnatia ndoshta. Duhet të jemi gjithmonë në krye dhe dominuese. Kjo formulë është për herë të parë dhe në fund duhet të menaxhojmë skuadrën për finalen katërshe.