Nuk po gjen hapësira tek Torino, Etrit Berisha mund të zbresë në Seria B

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha mund ta vazhdojë karrierën e tij një kategori më poshtë në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Berisha mund të largohet nga Torino që luan në Seria A, për tu transferuar tek Sampdoria në Seria B.

Berisha nuk po gjen hapësira tek Torino dhe dëshiron të largohet. Ndërkohë edhe Sampdoria është në kërkim të një portieri, dhe Berisha duket opsioni i duhur pasi e njeh mirë jo vetëm Seria A por më parë ka luajtur edhe në Seria B me ekipin e Spal.

Skuadra e Sampdorias drejtohet nga trajneri Andrea Pirlo, dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për portierin shqiptar në karrierën e tij.