Ka refuzuar ofertë nga ekipi i Cristiano Ronaldos, sulmuesi drejt rikthimit tek Inter

 Corriere Della Sera raporton se Alexis Sanchez është pranë rikthimit tek Interi, pasi i përfundoi kontrata me ekipin e Marseille. Sulmuesi kilian ishte pjesë e zikaltërve gjatë viteve 2020-2022 ku ndihmoi ekipin italian të fitonte kampionatin, Kupën e Italisë dhe Supërkupën e Italisë.

Pasi u largua nga Interi, Sanchez luajti vetëm 1 sezon tek Marseille ku shnëoi 18 gola dhe dha 3 asiste në 44 paraqitje. Sipas asaj që raporton Corriere Della Sera, Alexis Sanchez ka refuzuar një ofertë kohët e fundit nga ekipi arab ku luan dhe Ronaldo Al Naseer pasi është në pritje të një oferte nga Interi.

Interi nuk mund të bëjë akoma një lëvizje për sulmuesin kilian, pasi më parë duhet të shesë Correan.