Dëmtohet blerja e bujshme e Chelsea, mundësi për më shumë minuta për Brojën

Në miqësoren e fundit e zhvilluar në Amerikë, Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Dortmundit. Por më shumë se rezultati i ndeshjes, ajo që shqetëson më shumë klubin londinez është dëmtimi i Christofer Nkunku.

Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20-të takimit duke ndjerë shqetësime në gjurin e tij. Chelsea e bleu me bujë Nkunkun nga Leipzigu, me francezin që cilësohet një talent i madh dhe kërkohej edhe nga ekipe të tjera të mëdha europiane.

 

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Nkunku, por më dëmtimin e francezit rriten shanset për më shumë minuta lojë për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajnerin Pochetino.