Juventusi dhuron spektakël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mposht bindshëm Realin

Një tjetër miqësore interesante që dhuroi spektakël, u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juventus dhe Real Madrid u ‘përplasën’ në një sfidë miqësore, në turneun parasezonal që skuadrat po zhvillojnë.

Në Orlando, ‘bardhezinjtë’ arritën të mposhtnin me rezultatin 3-1 madrilenët.

Kean që në minutën e parë dhe afrimi më i fundit i ekipit nga Piemonte, Weah, në minutën e 20-të realizuan për italianët në pjesën e parë, teksa në minutën e 38-të, Vinicius Junior ngushtoi shifrat.

Në pjesën e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit e rriti ritmin, të cilët provuan me Bellingham e Joselu, por pa ja dalë dot të vendosnin baraspeshën.

Në të 95-ën, Vlahoviç vulosi triumfin e ‘Zonjës së vjetër’ në këtë miqësore.

Sulmuesi serb u aktivizua sërish nga trajneri Allegri edhe pse së fundmi është përfolur për një shkëmbim mes tij dhe Lukakut, ku ballkanasi pritet të zbarkojë tek londinezët e Chelseat dhe belgu në Torino te ‘bardhezinjtë’.