1 javë nga fillimi i kampionatit, Barcelona rrezikon të mos regjistrojë 11 lojtarë

Kur ka ngelur edhe 1 javë para fillimit të sezonit të ri të La Ligas, Barcelona duket se është në telashe. Për shkak të problemeve financiare, katalanasit rrezikojnë të mos regjistrojnë dot plot 11 lojtarë.

Deri tani Barcelona ka arritur të regjistrojë vetëm 13 futbollistë. Ndër lojtarët e regjistruar është edhe emri i Dembele, me ktë të fundit që është pranë kalimit tek PSG. Të rrezikuar për të mos u regjistruar janë edhe 3 blerjet e verës, Ilkay Gundogan, Oriel Romelu dhe Inigo Martinez.

Në listën e gjatë të futbollistëve që rrezikojnë janë edhe: Sergio Roberto, Araujo, Balde, Marcos Alonso, etj. Klubi i Barcelonës rrezikon të përsërisë situatën e sezonit të kaluar ku vuajti shumë nga problemet financiare të shkaktuara nga Covid 19 por jo vetëm.