HISTORIKE/ Heba Saadia bëhet e para albitre femër palestineze që merr pjesë në një kupë bote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2023, 13:13
Kupa e Botës për femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të re po vazhdon të shkruajë histori. Pas mbrojtëses së Marokut, Benzina që u bë e para futbolliste që luan me hijab në një kupë bote, tani është rradha e Heba Sadaa.
Kjo e fundit u bë e para albitre palestineze që drejton një ndeshje futbolli si për meshkuj ashtu edhe për femra. Në ndeshjen Kinë- Angli, Sadaa u bë albitrja e parë femër palestineze që merr pjesë në një Kupë Bote.
Ajo ishte ndihmës gjyqtare në Kupën e Azisë për femra dhe në fazën e grupeve të Kupës Kontinentale AFC 2022. Sadaa ishte gjithashtu ndihmëse gjyqtare në Kupën e Botës për Femra U-20.

