VIDEO/ Barcelona mund Milanin, kuqezinjtë pësojnë humbjen e tretë në Amerikë

Barcelona dhe Milani kanë zhvilluar një miqësore në Amerikë, që ka përfunduar me fitoren e spanjollëve. Katalanit kanë triumfuar minimalisht 1-0 ndaj kuqezinjëve.

Ndeshja u vendos nga një supergol i Ansu Fatit në pjesën e dytë. Për Milanin u aktivizuan edhe blerjet e reja, Loftuc Cheek dhe Rejendeers por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.

Kjo ishte humbja e tretë për Milanin në fazën përgatitore në Amerikë, duke treguar kshu se duhet ende punë për kuqezinjtë para fillimit të sezonit të ri.