VIDEO/ Fund tragjik për futbollistin, krokodili e ha të gjallë

Futbollisti Jesus Lopes Ortiz ka pasur një fund tragjik. 29 vjecari që luan në kategorinë e tretë në Kosta Rika është sulmuar nga një krokodil dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Futbollisti i Deportivo Rio Kanas është futur në ujë për tu freskuar rreth orës 6 të mëngjesit, kur është sulmuar nga krokodili. Pavarësisht tentativa të të pranishmëve për ta shpëtuar, ai ka gjetur vdekjen.

Trajneri i Ortiz e cilësoi një humbje dhe tragjedi të madhe. “Fatkeqësisht mori një vendim të gabuar dhe ndodhi kjo që ndodhi. Ai ishte një djalë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte një talent i madh dhe qyteti e njihte si lider në fushë. Ishte një pikë referimi për të tjerët. Është një humbje e madhe për qytetin”, shprehet trajneri Luiz Montes.