Ramadani zyrtarizohet në Seria A, por klubi italian fshin postimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2023, 12:31

Ylber Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Seria A. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të luajë tek skuadra e Lecces.
Ekipi italian e konfirmoi afrimin e Ramadanit edhe në rrjetet sociale. Por cuditërisht vetëm pak minuta më vonë, ekipi i Lecces e fshiu postimin dhe nuk dihet arsyeja. Gjithsesi lajmi bëri xhiron në mediat shqiptare, që konfirmuan transferimin e Ramadanit.
Klubi i Aberdeen ku luan për momentin Ramadani do përfitojë 1.2 milionë euro nga shitja e mesfushorit shqiptar. Ramadani u aktivizua në 44 ndeshje me klubin skocez Aberdeen ku realizoi 1 gol dhe dhuroi 3 asiste.


