Roma mbyll përgatitjet në Portugali, Mourinho do kthehet në Itali me avionin e Papës

Roma do të bëjë një ndeshje miqësore me Farensen, pastaj do të mbyllë fazën e saj përgatitore. Ekipi i Mourinhos e zhvilloi fazën përgatitore në Portugali, teksa merkatoja ka qenë relativisht e qetë.

Ndërkohë për kthimin në Itali, Mourinho dhe Roma e tij do kenë një udhëtim të vecantë. Skuadra e Romës do të kthehet në Itali me avionin me të cilin Papa Françesku ka udhëtuar ditën e sotme drejt Lisbonës.

Do të jetë i njëjti avion që do të rikthejë skuadrën italiane në Romë, teksa Mourinho shpreson që avioni ti japë fat për një sezon sa më të mirë. Roma do ta nisë kampionatin me 20 gusht kundër Salernitanës.