VIDEO/ Kupa e Botës për Femra, futbollistja e Panamasë realizon gol fantastik nga 35 metra

Botërori i Femrave që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të re po dhuron cdo ditë emocione. Ndeshja mes Francës dhe Panamasë ka qenë spektakolare ku janë shënuar 9 gola.

Franca e fitoi ndeshjen 6-3 por vëmendjen e mori goli i futbollistes së Panamasë. Marta Cox mori përsipër një goditje dënimi nga 35 metra duke shënuar një gola fantastik.

Goli i Cox nuk i vlejti kombatres së saj, me Panaman që u mund nga Franca.