Nuk e kishin arritur as meshkujt, futbollistja e Chelsea hyn në historinë e Kombëtares Angleze

Atë që nuk e kishin bërë meshkujt për një kohë të gjatë, e bën një femër. Futbollistja e Chelsea, Lauren James hyri në historinë e Kombëetares Angleze, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Në ndeshjen që Anglia zhvilloi kundër Kinës në botërorin e femrave, James shënoi 2 gola dhe dhuroi 3 asiste, me "Tre Luanët" që fituan thellë 6-1.

Lauren James hyri kështu në historinë e Kombëtares Angleze të futbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra, duke u bërë e para që përfshihet në 5 gola në një ndeshje të kupës së botës.