Përfundon "ëndrra e verës", mbyllet aventura europiane e Tiranës, Beshiktash është shumë për bardheblutë (VIDEO)
Beshiktashi rezultoi vërtet një "kockë e fortë" për Tiranën në raundin e dytë të Conference League. Nuk ka "remuntada" madje edhe në Tiranë, bardheblutë u dorëzuan përballë superfuqisë së skuadrës turke.
Fitorja 3-1 e ndeshjes së parë u kombinua me një tjetër sukses 2-0 në "Air Albania" duke kaluar lehtësisht në turin e tretë të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm të futbollit europian.
Dueli nikaloi jo pa tensione në shkallët e stadiumit për shkak të përplasjeve mes tifozëve bardheblu dhe atyre të Beshiktash, duke e detyruar arbitrin ta shtynte fillimin e ndeshjes me disa minuta.
Skuadra e Orges Shehit tregoi një nivel loje të mirë e madje rrezikoi disa herë portën e turqve por mungesa e eksperiencës në nivele të tilla u duk qartë në këmbët e Hasanit, Kainas, Deliut dhe Abazajt që në fund të ndeshjes gaboi një gol pothuajse të sigurt.
Pjesa e parë e barabartë për të dyja skuadrat por në të dytën, Beshiktash shënoi një gol që reflekton pjekurinë e një skuadre të madhe, duke i hapur rrugë suksesit të përgjithshëm 5-1.
Golat e vetëm të takimit u shënuan në minutën e 57 nga Daniel Amartey dhe 15 minuta nga fundi me Vincent Aboubakar, ndërsa miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.
Tashmë Tirana do të fokusohet te sezoni i ri në Katëgorinë Superiore që nis në datën 19 gusht me duelin e Elbasanit kundër Dinamos.

