VIDEO/ Ndërhyrje horror, ish-mbrojtësi i Real Madrid i thyen këmbën kundërshtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2023, 12:14
Marcelo u bë protagonist i një ndërhyrjeje horror në ndeshjen e Kupës së Libertadores mes Argentinos Junior dhe Fluminese. Në minutën e 47 ish-mbrojtësi i Real Madrid bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit Sanxhez, duke i thyer këmbën këtij të fundit.
Marcelo e kuptoi mënjëhere dëmtimin e tmerrshëm që i kishte shkaktuar kundërshtarit dhe kërkoi vetë ndalimin e lojës për ti ardhur atij në ndihmë. Pasi pa këmbën e thyer të Sanchezit, ish-mbrojtësi i Real Madrid shpërtheu në lot.

Albitri menjëherë i dha karton të kuq Marcelos, me këtë të fundit që nuk e kontestoi vendimin.
Marcelo accidentally broke Luciano Sanchez's leg in the Libertadores and left the pitch in tearspic.twitter.com/CKImYGqM7w
— Total Football (@TotalFootbol) August 2, 2023



