Serbët e veriut heqin dorë nga themelimi i “Kuvendit Krahinor”

Serbët e veriut të Kosovës, pas bisedimeve në Beograd, kanë vendosur ta shtyjnë themelimin e të ashtuquajturit “Kuvend të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”.Sipas të përditshmes serbe “Novosti”, për shtyrjen është rënë dakort mes kryetarëve dhe delegatëve ilegalë të komunave të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.Për themelimin e “Kuvendit”, ku duhej të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të jugut, kanë rënë dakort  Partia Demokratike e Serbisë (DSS), Partia Radikale Serbe (SRS) dhe një pjesë e Partisë Socialiste Serbe (SPS), Këshilli Nacional Serb dhe iniciativa qytetare.Shumica megjithatë ka vendosur për shtyrje të themelimit të “Kuvendit”, pasi zv/kryeministri serb, Aleksandar Vucic dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë deklaruar se ky nuk është momenti i duhur për një hap të tillë.Kreu i shtetit serbe, sipas “Novostit”, ka vlerësuar se themelimi i “Kuvendit” mund të rrezikojë implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, si dhe do të cënonte interesat strategjike të shtetit serb.“Nuk kemi hequr dorë nga formimi i ‘Kuvendit’, por kemi vlerësuar se ky nuk është momenti më i mirë për një hap të tillë”, ka konfirmuar për “Novosti”, Bojan Jakovljevic, deputet i SNS-së, i cili po ashtu është delegat në komunën e Leposaviçit.Marko Jaksic, deputet i DSS nga Mitrovica, thotë se shumë politikanë nga veriu i Kosovës i janë nënshtruar presioneve nga qendrat e tyre partiake në Beograd.“Krerët e komunave janë kërcënuar se do të përjashtohen nëse vendosin të formojnë Kuvendin, dhe se do të vendosen masa të përkohshme ashtu siç ka ndodhur me komunat në jug të Ibrit”, ka thënë Jaksic