Maqedoni, Deda: Shqiptarët do të themelojnë bashkësinë e komunave të tyre

Shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore gjatë viteve të arhshme do të themelojnë bashkësinë e komunave të tyre.Kjo është theksuar nga ish-këshilltari i presidentes së Kosovës dhe analisti, Ilir Deda, i cili aktualisht udhëheq institutin për hulumtime politike dhe zhvillim KIPRED.“Në Maqedoni kemi stagnim të situatës, për shkak se kryeministri i këtij vendi nuk dëshiron që të çoj vendin në NATO, ndërsa nga ana tjetër, shqiptarët në këtë vend dëshirojnë anëtarësimin në NATO”, theksoi Deda në konferencën “Serbia dhe Bashkimi Evropian – shans i ri”. Ai duke folur për zhvillimet në Maqedoni, nënvizoi se shqiptarët në të ardhmen në këtë vend do të formojnë bashkësinë e komunave të tyre.Duke komentuar marrëveshjen Beograd – Prishtinë, Deda nënvizoi se kjo marrëveshje ka shumë paqartësi dhe krijon rrezikun që një pjesë e serbëve sërish të braktisin Kosovën.“Mbi 21 mijë serb në Kosovë punojnë në administratën shtetërore që paguhen nga Serbia dhe se çfarë do të ndodhë me këta njerëz kur do të nis zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. Kosova nuk mund të pranojë gjithë këtë administratë dhe ti paguaj ata, për shkak sipas rrethanave aktuale mund të pranohen rreth 4 mijë administratorë serb”, theksoi drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED.