Ambasadori Selimi thirrje nga paraburgimi: Ndërprisni grevën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2013, 22:56
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi nga paraburgimi, ku është aktualisht, u ka dërguar porosi grevistëve që ta ndërpresin atë.Porosinë e ambasadorit Selimi nga paraburgimi e ka përcjellur te grevistët gruaja e tij, Kimete Selimi.Megjithatë grevistët po arsyetohen se tashmë nuk janë në gjendje lufte dhe do ta çojnë kauzën e tyre deri në fund.Pak ditë më parë EULEX-i pati arrestuar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, Sahit Jasharin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun dhe Hysni Thaçin, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit janë rikthyer sërish në paraburgim.