VIDEO/ Spektakël dhe tetë gola, Liverpool ngec në miqësoren ndaj "modestëve" gjermanë

Liverpool ka barazuar 4-4 ndaj Greuther Furth, në një miqësore të luajtur në Sportpark Ronhof Thomas Sommer (Fürth).

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp u duk sikur vendosi ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të pas golit të Diaz, por nuk ndodhi kështu. Në fillimin e pjesës së dytë, Green vendosi ekuilibrat.

Shumë shpejt, The Reds realizuan dy gola me Nunez, por gjermanët reaguan sërish me Petkov dhe Sieb. Goli i Salah në fund dërgoi shifrat në 4-4.