Liverpool dhe Atletico Madrid në garë për kampionin e Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 19:31
Atletico Madrid mendon seriozisht për mesfushorin italian të PSG, Marco Verratti.
Klubi francez nuk dëshiron ta largojë lojtari për një grush parash dhe bisedimet me presidentin Al Khelaifi kanë rezultuar shumë të vështira, ndërsa futja e Liverpool në garë e bën edhe më të komplikuar çështjen për trajnerin Cholo Simeone.
PSG e vlerëson lojtarin 70 milionë euro por Atletico nuk e ka forcën për të paguar një shumë të tillë edhe pse klubi kërkon me ngulm ta transferojë në Madrid.
Në krahun tjetër, Jurgen Klopp u kërkon drejteusve të Liverpool të bëjnë edhe një sfircim shtesë për të forcuar mesfushën me italianin pas largimit të kapitenit Henderson.
