VIDEO/ Kristjan Asllani në qëndër të projektit, niset me Interin drejt Japonisë

VIDEO/ Kristjan Asllani në qëndër të projektit, niset me
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën dhe është nisur drejt Japonisë ku Interi do të zhvillojë testet e para miqësore. Gjatë këtij sezoni, 21-vjeçari kuqezi pritet të ketë një rol edhe më të madh në skuadrën e Inzaghi-t ndërsa integrimi i tij në grupin zikaltër duket i plotë një vit pas transferimit në Milano.

Lojtari i Kombëtares Shqiptare është shfaqur shumë i entuziazmuar për këtë turne dhe këtë e tregon qartë në filmimin e bërë nga shoku dhe kolegu i repartit, Hakan Calhanoglu gjatë udhëtimit me avion.

 

CALHANOGLU: Ky po shkojmë?

ASLLANI: Në Japoni

CALHANOGLU: A do vish?

ASLLANI: Po

 

Shikoni videon;