Besiktas, 20-fish më i shtrenjtë se Tirana që ka një statistikë në favor...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 09:57

Të enjten në orën 20:00 në “Besiktas Park”, vendasit nga Stambolli dotë sfidojnë Tiranën në një nga sfidat më prestigjoze për bardheblutë në arenën europiane.
Klubi turk është një nga superfuqitë e futbollit të Superligën Turke dhe krahasimi me Tiranën është vërtet interesant. Organika e Besiktas është një nga më të shtrenjtat në futbollin turk pasi ka një vlerë që shkon deri në 105 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër vlera e lojtarëve të Tiranës është vetëm 5 milionë.
16 tituj ka fituar në Turqi Besiktas ku është edhe klubi i tretë më i titulluar e në këtë duel, Tirana është fituese me 26 trofe në Shqipëri dhe ekipi i parë në tabelën e trofeve. Një duel që projektohet i vështirë por ndoshta jo i pamundur për bardheblutë.
