Të gjithë duan Kylian Mbappe. Në Arabi i bëjnë ofertën e yjore, në Itali e synojnë…falas

Të gjithë duan Kylian Mbappe. Në Arabi i bëjnë
Kylian Mbappe është emri që po ngre edhe më shumë temperaturat e këtij korriku përvëlues. Pasi në garë ka hyrë edhe Barcelona, nga Arabia Saudite dhe Al Hilal rrisin dozën e dollarëve që kërkojnë të injektojnë në këtë operacion.

300 milionë për një sezon lojtarit, 300 milionë PSG-së dhe të gjithë mbeten të kënaqur pasi sezonin e ardhshëm Mbappe mund të shkojë te Reali me parametra zero ndërsa klubi francez do të arkëtojë shumën e kërkuar.

Por nuk është ky lajmi më i fortë i ditës sepse bujën e ka bërë oferta e Interit. Zikaltërit e presidentit Steven Zhang kanë një ide gjeniale…ta huazojnë sulmuesin për 1 sezon.