Një shqiptar tjetër drejt Serie A, 20-vjeçari ka magjepsur Empolin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 17:31
Klubi toskan i Empolit kërkon të ndërtojë një koloni të vogël shqiptarësh në “Castellani”.
Pas Ardjan Ismajlit, klubi i kaltër hedh vështrimin nga 20-vjeçari Stiven Shpendi, aktualisht pjesë e Cesena-s.
Sulmuesi 19-vjeçar la shenjë sezonin e kaluar ku shënoi 12 gola. Talenti i lindur në vendin fqinjë nga prindër shqiptarë është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë dhe transferimi i mundshëm te Empoli do të ishte një hap shumë i madh në karrierën e tij.
