Dejvi Bregu mbetet në Turqi, nënshkruan për 1 sezon me klubin e ri

Do ta vazhdojë sërish në Turqi karrierën një nga sulmuesit më të talentuar të dekadës së fundit që ka prodhuar futbolli shqiptar. Vlonjati Dejvi Bregu i ka dhënë fund aventurës me Boluspor e ka nënshkruar me ekipin e Kategorisë së Parë, Umraniyespor.

Ishte vetë klubi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin shtatshkurtër që në vitin 2021 u shpall kampion me Teutën si protagonist në ekipin durrsak. Ai transferohet si një lojtar i lirë pasi në sezonin e fundit luajti në 31 ndeshje në divizionin e parë dhe 3 në Kupën e Turqisë, ndërsa regjistroi 7 gola dhe 5 asiste.

Në Shqipëri, Bregu ka luajtur me fanellat e Flamurtaritm Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës nga ku u transferua më pas në Turqi.