Të divorcuar por pushimet i kalojnë bashkë. Çfarë po ndodh me çiftin “Lineker”?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 08:50

Gary Lineker ka vendosur të pushojë disa ditë në lokalitetin e preferuar të britanikëve, Ibiza.
Ish-sulmuesi i Kombëtares, aktualisht prezantues në BBC, është ribashkuar me ish-bashkëshorten Danielle Bux dhe të dy janë fotografuar në momente më shumë se miqësore.

Çifti njoftoi divorcin në vitin 2016 por nga ajo që duket në foto, ata janë shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Danielle që duket në formë të shkëlqyer ka një karrierë si ish-modele dhe ajo vendosi kurorë me Lineker në vitin 2009 por sot ata preferojnë të deklarojnë se janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.

62-vjeçari Gary Lineker ka 4 fëmijë nga martesa e parë me Michelle dhe 1 vajzë me modelen nga Cardiff-i.

