Conference League, short shumë i lehtë për Partizanin në raundin e tretë, Tirana në “malore”

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së tretë të UEFA Conference League ku dy skuadrat e Superligës që kanë mbetur në garë, mësojnë emrat e rivëlëve të mundshëm nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin.

Kështu, nëse Partizani do të përballojë me sukses në përalljen e dyfishtë andorrianët e Atletic D’Escalades, atëherë në raundin e tretë peshkon fituesen e ciftit Tre Pene nga San Marino–Valmiera nga Letonia.

Në krahun tjetër të kryeqytetit, edhe pse ka një përballje shumë më të vështirë në letër kundër Beshiktash, Tirana mund të ndeshet me fituese e ciftit Zeleznijcar Bosnje Hercegovinë – Neftchi Baku Azerbajxhan.

Conference League, short shumë i lehtë për Partizanin në

Ndeshjet e para do të luhen në datën 10 gusht dhe ato të kthimit një javë më pas.