Futbolli britanik në zi, ndërron jetë legjenda që theu i pari kufirin 1 milionë pound
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 17:46

Trevor Francis, britaniku i parë, vlera e kartonit të të cilit kaloi 1 milionë pound, ndërroi jetë në Spanjë si pasojë e një ataku kardiak.

Francis ishte një nga sulmuesit më të mirë të viteve 70-80 dhe numëron dy Champions League me Nottingham Forest.
Nëse bëhet një krahasim me shumat që qarkullojë sot, ai mund të konsiderohet si një superyll i kohës së tij ndërsa shpërtheu pas transferimit nga Birmingham te Forest ku shënoi 118 gola në 220 ndeshje.

Ishte trajneri Brian Clough që këmbënguli të paguante mbi 1 milionë euro për ta transferuar te Forest, në atë kohë ky ishte dyfishi i shumës rekord të vendosur nga një britanik për një transferim.
