Tirana në duart e një gjermani. Në Stamboll arbitër jo shumë ekspert

Arbitër pa shumë eksperiencë për ndeshjen Besiktas-Tirana. UEFA ka caktuar 33-vjecarin gjerman Daniel Schlager për të bërë drejtësi në takimin e Stambollit.

Ndihmësat e tij dhe gjyqtari i katërt do të jenë po gjermanë, ndërsa ai është certifikuar nga FIFA në vitin 2021.  Schlager është një arbitër që nuk e toleron lojën e rëndë dhe ka një mesatare të madhe të kartonëve të verdhë për ndeshje.

Ballkani në transfertën e Cluj sezonin e kaluar për llogari të Conference League, u ndëshkua tre herë nga ky gjyqtar, po aq sa edhe rumunët. Ndeshja e fundit që ai ka drejtuar ishte ajo e 28 majit në Bundesliga 2 mes Hansa Rostok dhe Eintracht Braunchweig.