Virusi te Barcelona, si është situata dhe kush ishte “pacienti 0”

Barcelona po kalon një moment të vështirë në tokën amerikane ku një pjesë e madhe e skuadrës është infektuar me një virus që ka prekur aparatin e sistemit tretës duke shkaktuar probleme të mëdha te shumë lojtarë.
Ditën e djeshme klubi anuloi miqësoren me Juventusin ndërsa në rrezik mbetet edhe El Clasico e datës 26 korrik çka do të shkaktonte një dëm kolosal financiar për të dyja klubet që momentalisht ndodhen në Kaliforni.
Sipas asaj që raporton “Mund Deportivo”, lojtarët dhe anëtarë të stafit kanë shfaqur simptomat e marrjes së mendve, të vjella dhe diarre e temperturë. I pari që i shfaqi ishte mesfushori Gavi dhe më pas të gjithë me radhë Koundé, Balde dhe tashmë e gjithë skuadra. Sipas gazetës katalanase, vurusi nuk i goditi në Los Angeles pasi ata e morën nga Barcelona.
