Panik në Botërorin e Femrave, Zelanda e Re braktis hotelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 13:14
Ka nisur me një incident Kupa e Botës së Femrabe që po zhvillohet në Zelandën e Re. Skuadra vendase e akomoduar në një hotel të Auckland u detyrua të largohej me urgjencë disa orë më parë pas një alarmi për zjarr.
Ngjarja ndodhi pak orë pas ndeshjes hapëse që Zelanda e Re e fitoi 1-0 ndaj Norvegjisë. Kaosi u shkaktua nga një hajdut që pasi vodhi sende me vlerë, shkaktoi edhe zjarrin që preku disa sektorë.
Skuadra neo-zelandeze u kthye në hotel pak orë më vonë. Kjo ngjarje pason atë të vrasjes së 3 personave në një mga zonat rezidenciale të Auckland por policia siguron se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin apo baza urrejtjeje.
