Verstappen “kanibal”, kampioni i botës pa rivalë edhe në Hungaroring

Kampioni i botës, Max Verstappen “vret” përfundimisht garën në sezonin aktual të Formula 1 pasi dominoi edhe në Hungari duke fituar garën e shtatë rresht me rreth 20 sekonda diferencë nga vendi i dytë Lando Norris, ndërsa podiumin e plotësoi shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez.

Klasifikimi;

1. Max Verstappen (Red Bull)
2. Lando Norris (McLaren)
3. Sergio Perez (Red Bull)
4. Lewis Hamilton (Mercedes)
5. Oscar Piastri (McLaren)
6. George Russell (Mercedes)
7. Charles Leclerc (Ferrari)
8. Carlos Sainz (Ferrari)
9. Fernando Alonso (Aston Martin)
10. Lance Stroll (Aston Martin)

Ky është triumfi i 11 sezonal për skuadrën e Red Bull që barazin rekordin e McLaren në vitin 1988 me Ayrton Senna dhe Alain Prost, ndërsa Ferrari me Leclerc dhe Sainz nuk shkoi më shumë se vendet 7 dhe 8.