Divjaka “pushtohet” nga ndërtimet, nisin punimet për ndërtime e rikonstruksione
Çelja e sezonit turistik ne plazhin e Divjakes ka sjelle edhe “vizitoret” e pare, por qe ne fakt nuk jane pushues por rikonstruksione lokalesh dhe shites ambulante te cilet kane ozurpuar hapesira per te ushtruar aktivitetet e tyre fitimprurese.Odiseja e ketyre ndertimeve pa leje ka nisur qe prej vitit te kaluar, ku pavaresisht nderhyrjes se Inspektoriatit Ndertimor ku shemben 28 objekte pa leje dhe deklaratave te tyre se nuk do te lejoheshin me ndertime te tilla, edhe per kete vit panorama shfaqet e njejte.Ne aksionin e Inspektoriatit Ndertimor gjate vitit te kaluar u deklarua gjithashtu se ne brezin e reres nuk do te lejohej te ngrihej asnje ndertese per ta lene ate ne dispozicion te pushuesve, por kjo gje jo vetem qe nuk ndodhi por nuk u arrit qe te shembeshin edhe 75 ndertime te tjera te cilat ndodhen ne brendesi te Parkut Kombetar te Pishes se Divjakes.Keto ndertime perveç prishjes se imazhit jane edhe nje rrezik per ndotjen e reres jo vetem nga mbeturinat e ndryshme urbane, por edhe nga ana higjeno-sanitare, pasi shume prej ketyre kioskave jane kthyer ne lokale te improvizuar te cilat nuk ofrojne tualet.Ndotja e plazheve per fat te keq ekziston per vite me rradhe ne Shqiperi dhe jo ne pak raste ka ndikuar negativisht ne terheqjen e turisteve te huaj madje dhe largimin e tyre. Situata ne te cilen ndodhet plazhi i Divjakes kerkon nderhyrje imediate te bashkise se Divjakes, e cila e ka edhe nen juridiksionin e saj kete zone turistike qe po shkon drejt ozurpimit tregetar dita dites.