Zgjedhjet, fushata e kandidatëve të koalicionit të majtë
Kandidati i Partise Socialiste per qarkun e Lezhes, Eduart Ndocaj, ka zhvilluar nje takim me banoret e Rubikut ne rrethin e Mirdites.Tre kandidatet per deputete te Partise Socialiste,Kamami,Halili dhe Tola, gjate takimeve me fermeret ne qarkun e Elbasanit jane shprehur se qeveria Berisha nuk e ka ndihmuar zhvillimin e bujqesise por perkundrazi e kane penalizuar ate duke ritur çmimin e karburantit, ate te plehrave kimike dhe nuk kane investuar ne sistemin e kanalizimeve vadites.“Me 23 qershor ne do te sjellim ndryshimin ne fshat. Ne ju premtojme se Partia Socialiste dhe aleatet e saj do te nderrmarin reforma ne permirësimin dhe zhvillimin e bujqesise” jane shpehur ata.Ka qenë një ndeshje miqësore ajo e zhvilluar mes 18 vjeçarëve që votojnë për herë të parë dhe kandidatit Erion Veliaj, menyra se si kandidati i majte ka zgjedhur te vazhdoje fushaten e tij ne qytetin e gurte.Në perfundim të këtij takimi kandidati Veliaj është shprehur se mesazhi i këtij takimi miqësor ka qenë se "loja në grup sjell fitore" duke e lidhur fitoren e kësaj ndeshjeje futbolli me simbolikën e fitores së madhe në 23 qershor. Veliaj shtoi më tej se “ne premtojmë gjëra që mund të realizohen plotësisht vetëm nëse ka dëshirë dhe vullnet të mire”.Në përfundim të ndeshjes ekipi fitues ka marrë edhe kupën e këtij takimi, ndërsa kandidati Veliaj ka ftuar ekipet e të dyja skuadrave të bëhen pjesë e koncertit që ekipi i Rilindjes organizon ditën e mërkurë në Sarandë me këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.