Zgjedhjet e 23 qershorit, kandidatët e djathtë vijojnë takimet elektorale

Kandidati i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Ministër i Punës, Spiro Ksera ka zhvilluar një takim me punonjëset e një ndërmarrjeje fasone në qytetin e Përmetit. Gjatë bashkëbisedimit Ksera ka kërkuar mbështetjen e tyre, duke rradhitur arritjet dhe përmirësimet që qeveria demokratike ka krijuar per këto biznese si një prej elementeve kryesore që ndikojnë në rritjen e punësimit.Gjatë bisedës ai ka ngritur akuza për deputetët socialistë, të cilët sipas tij nuk kanë shkuar asnjëherë në Përmet, megjithëse janë zgjedhur me votat e banorëve të kësaj zone. Në vijim të takimit kandidati Ksera u është përgjigjur shqetësimeve të punonjësve duke premtuar zgjidhje të problemeve të tyre në mandatin e tretë.“Elbasani eshte nje qytet qe ka nje faune shume te pasur me bime medicinale ndaj dhe nxitja e zhvillimit te perpunimit te tyre eshte nje prioritet i qeverise sone” eshte shperhur nga Elbasani kandidati i djathte per deputet Luçiano Boçi.“Perpunimi i tyre ne repartet specifike ka rritur ndjeshem punesimin e vajzave te reja dhe grave ne kete qytet, ndaj dhe ne do te rrisim subvecionimet per fermeret qe kultivojne bime medicinal”, u shpreh ai.Akuzave te ngritura nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ne adrese se qeverise nga Vreshtasi i Korces ku u shpreh se ajo e ka harruar kete zone, i eshte kunderpergjigjur kryetari i kesaj komune Festim Ardi. Sipas tij vetëm ne 8 vitet e fundit qeveria ka investuar mbi 4 miliarde leke dhe Rama spekulon ne deklaratat e tij ku thote se qeveria ka lejuar permbytjen e tokave.“Pergjigjen per te gjitha keto deklarata te pabaza Partia Socialiste dhe kryetari i saj do ta marrin ne zgjedhjet e 23 qershorit” ka perfunduar Ardi.Rrethi i Kolonjës do të jetë prioritet i qeverisë demokratike pas 23 Qershorit për sa i përket investimeve që do të vijnë në qarkun e Korçës. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, kandidati për deputet i qarkut të Korçës, Ritvan Bode në një miting të organizuar në qytetin e Leskovikut. Ai tha se ka zgjedhur të jetë deputet i Kolonjës për të garantuar banorët për këtë fakt.Bode tha se Edi Rama dhe alternativa e tij është vetëm një mashtrim nga i cili shqiptarët nuk duhet të gënjehen. Sipas Bodes sistemi që Rama propozon do të vrasë vendet e punës, mirëqenien dhe zhvillimin e vendit:Bode i ka ftuar qytetarët e Leskovikut, të Kolonjës dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar projektin e madh të zhvillimit të vendit dhe të mos bëhen pre e mashtrimeve elektorale të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, i cili, vijoi Bode, mbajti të bllokuar statusin e vendit kandidat të Shqipërisë, për më tepër se një vit duke penalizuar me bllokim fondesh të gjithë qytetarët, fermerët dhe investitorët që vijnë në vend.

Edhe kandidatet e Partise Demokratike per qarkun e Lezhes Aldo Bumci dhe Gjovalin Kadeli kane zhvilluar takime me banoret e Komunes Blinisht ne Lezhe, ku janë njohur me problemet e banorëve.