Novak Djokovic i pandalshëm, siguron finalen e 9 në Wimbledon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 18:10
Novak Djokovic është finalisti i parë i turneut të Wimbledon. Rekordmeni i turneve grand slam kaloi në gjysmëfinale italianin Jannick Sinner në tre sete, duke e bërë këtë ndeshje të dukej shumë e lehtë.
6-3, 6-4, 7-6 në 2 orë e 47 minuta lojë në fushën qëndrore të turnut britanik, serbi nuk e vendosi asnjëherë në diskutim suksesin pasi dominoi në momentet më kyce të ndeshjes.
Kjo është finalja e nëntë e Wimbledon për tenistin e lindur në Nish duke iu afruar rekordit të Federer i cili kryeson me 12 të tilla. Në ndeshjen e fundit ai do të ndeshet me fituesin e ciftit Alcaraz-Medvedev.
