Inter, Onana te Man. United afron Romelu Lukakun. Ja shifrat e marrëveshjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 10:54
Interi është shumë pranë finalizimit të dy transferimeve, në hyrje dhe në dalje.
Fillimisht, Onana duhet të firmosë me Man. United që ofron 50 milionë plus 5 bonuse dhe tashmë pritet vetëm përgjigja e presidentit Steven Zhang që me shumë mundësi do ta pranojë këtë ofertë.
Me shitjen e kamerunasit, hapet rruga për blerjen e Lukakut. Chelsea mund ta pranojë idenë e shitjes përfundimtare për 35 milionë dhe bonuset e mundshme që mund ta rrisin vlerën e transferimit.
Inter duhet të nxitojë sepse koha nuk pret, java e ardhshme do të jetë vendimtare në kampin zikaltër.
