Al Ahli nuk përmbahet, kërkon edhe kampionin e Europës

Al Ahli nuk përmbahet, kërkon edhe kampionin e Europës
Pasi bleu Milinkovic Savic dhe kishte zyrtarizuar më parë edhe Koulibaly e Ruben Neves, Al Ahli nuk dëshiron të ndalet.

Skuadra më e titulluar e Arabisë Saudite ka nevojë për emra me peshë në mënyrë që të rivalizojë kampionët e Al Hilal dhe Al Nassr dhe i fundt në radhë është Riyad Mahrez.

Sulmuesi i Manchester City nuk po gjen hapësira te skuadra e Pep Guardiola-s dhe nuk do ta refuzonte një transferim të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Manchester City mund të përfitojë rreth 30 milionë euro nga operacioni ndërsa për lojtarin është gati një kontratë 3-vjeçare me rreth 50 milionë euro.