Egnatia në delir, Dwamena barazon në prekjen e fundit të ndeshjes ndaj Ararat, barazim 1-1 (VIDEO)

Egnatia ia del të bëjë mirë edhe në Europë dhe për rrogozhinasit ka shpresa të mëdha kualifikimi pas ndeshjes tjër në Shqipëri.
Skuadra e Edlir Tetovës barazoi në topin e fundit kur edhe minuta e 6 shtesë kishte mbaruar dhe këtë e bëri me njeriun më të mirë të momentit, sulmuesin Dwamena.
Barazim 1-1në Armeni kundër Ararat në ndeshjen e raundit të parë të Conference League ku pësoi një gol të evitueshëm edhe gaboi shumë në pjesën e dytë por korrigjoi.
Në një fushë aspak të denjë për ndeshjet europiane, “FFA Academy Stadium” të Yerevan, ndeshja u luajt me ritëm të lartë por ishin vendasit ata që tentuan disa herë në fillimin e ndeshjes.
Gjithsesi edhe rrogozhinasit ishin ngacmues që në prekjet e para duke mos preferuar të mbyllen në mbrojtje. Golin e shënoi Alemao 9 minuta nga fundi i kësaj pjese duke sigluar rrjetën e vetme të takimit pas një kërcimi me kokë.
Më pas, Kasa por edhe Dwamena e rritën ritmin për të kërcënuar disa herë ndërsa Ermakov u bë hero për skuadrën armene.
Kur armenët po vonoin sa të mundeshin ndeshjen, fati nuk e tradhëtoi Egnatian që në goditjen e fundit nga këndi, shënoi një gol me shumë peshë. Tashmë peshorja mund të anojë nga skuadra shqiptare që edhe në fushë tregoi superioritet.
