Zbrazet mesfusha e Liverpool-it
Pas largimit të Naby Keitas, Alex Oxlade-Chamberlain e James Milner, tek Liverpooll priten edhe dy largime të tjera pikërisht nga mesfusha.
Bëhet fjalë për kapitenin e klubit, Jordan Henderson dhe mesfushorin brazilian, Fabinho, ku që të dy kanë oferta nga Arabia Saudite.
Sipas mediave angleze Al Ittihad është gati të bëj një ofertë prej 50 milionë eurosh për Fabinhon. Ofertë të cilën Liverpooli do ta ketë të vështirë ta refuzojë, pasi edhe vetë lojtari e dëshiron largimin nga klubi.
Edhe më e komplikuar është situata për atë që duhet të ishte shtylla e shtylla e ekipit, kapiteni i “The Reds”, Henderson.
Pavarësisht përpjekjeve të klubit për ta bindur që të qëndrojë, ai e ka bërë të qartë se dëshiron t i bashkohet Al-Ettifaq, ku atje e pret ish-shoku i skuadrës dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Ofertat nga Arabia Saudite këtë verë po godasin fort futbollin Evropian, pasi shumë prej yjeve po emigrojnë drejt lindjes së mesme, ku nuk u mungojnë paratë dhe mundësia për të evituar taksat. E këtë vale emigrimi, në angli duket se po e vuan më së shumti Liverpool.

