Rrëfimi shokues i talentit të Anglisë që përfundoi “rrugëve”
Në një rrëfim të pazakontë, mesfushori britanik Dele Alli jeop ndoshta dëshminë më prekëse të një futbollisti përpara kameras në lidhje me problemet e thella të karakterit social që ai ka hasur gjatë jetës së tij.
Prej disa sezonesh në rënië të pakuptueshme, nga një yll në një lojtar të dështuar. Ish-mesfushori i Anglisë dhe Tottenham-it sot është pjesë e Everton ndërsa në Turqi me Besiktas ishte një zhgënjim i vërtetë.
“Është shumë e vështirë të flas por do ta them. Kur erdha nga Turqia e kuptova se kisha nevojë për një ndërhyrje të fortë dhe mora vendimin për të shkuar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor. Kisha probleme traumatike dhe kishte ardhur koha që të kurohesha.
Askush nuk mund të të thotë të shkosh, duhet ta marrëvesh vetë vendimin. Isha bërë pjesë e një rrethi vicioz shumë të keq. Mbaj mend njëherë kur isha 24 vjeç, u pashë përpara pasqyrës dhe mendova se kishte ardhur momenti të tërhiqesha dhe të bëja gjërat që dëshiroja. Unë kam qënë përherë kundër vetes time. Në pamje të parë dukesha i lumtur por po e humbisja betejën”.
