Milan bëhet me mesfushor, zyrtarizohet amerikani Pulisic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 20:07

Christian Pulisic nënshkruan deri në vitin 2027 me Milanin pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Mesfushori i Chelseat vishet kuqezi dhe lajmin e bën të ditur klubi milanez, ndërsa vetë lojtari në intervistën e parë pas nënshkrimit thekson:
“Dua të arrij nivelin më të lartë të mundshëm. Për fat të keq te Chelsea nuk dhasëhs maksimumin sepse nuk m’u dha mundësia. Kam luajtur në krahë por edhe si mesfushor i avancuar, për mua nuk është aspak problem.
Isha me Kombëtaren kur mësova për interesimin e Milanit dhe thashë menjëherë “po” por në mes ishin të gjitha palët. Brenda pak javëve gjithçka shkoi pozitivisht dhe jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë klub me histori”.
