Rice te Arsenali, Moyes nuk di asgjë

Trajneri i West Ham, David Moyes ka mbetur i zhgënjyer nga transferimi i Declan Rice te Arsenali.

Dy klubet angleze thuhet se kanë rënë dakord për transferimin e Rice, për një tarifë transferimi që prek shumën e 122 milionë eurove dhe 6 milionë euro të tjera në formë bonuseve.

Por pavarësisht se të dy klubet kanë arritur marrëveshje, topçinjët e Arsenal ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e Rice.

Kjo gjë e ka lënë të nevrikosur trajnerin e West Hamit, David Moyes.

“Kam qenë duke dëgjuar ‘Sky’ dhe po marrë lajmet nga ta. Unë nuk di asgjë për të. Ju gazetarët duket se dini më shumë për të se unë, dhe i merrni lajmet më shpejtë se unë”, tha Moyes, kur u pyet për tranferimin.

Ai ka lënë të kuptojë që nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit si edhe askush nuk u ka kërkuar mendim për këtë tranferim.

Pavarësisht se marrëveshja duket se është finalizuar, për David Moyes kjo nuk ka për të ndodhur.