Dinamo vazhdon të largojë lojtarë, mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

Dinamo vazhdon të largojë lojtarë, mbyll bashkëpunimin me
Largoi disa ditë më parë bomberin e skuadrës Taulant Marku dhe afroi mbrojtësin Behiratche por “peshorja” te Dinamo gjatë kësaj merkatoje veriore anon nga lëvizjet në dalje.

Radhën e kishte sot mbrojtësi che Dickson Amos Idakwo. Nëpërmjet një komunikate, klubi kryeqytetas njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin duke i uruar sukssese.

28-vjeçari nigerian numëroi 21 ndeshje gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të “nëndetëses” në misionin për rikthimin në Superligë.