Juventus e “ha presionin”, largohet zyrtarisht nga Superliga e Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 23:09

Lajmi nuk ishte konfirmuar zyrtarisht edhe pse dihej që Juventusi do të tërhiqej nga Superliga dhe tashmë është realitet.
Bardhezinjtë lënë vetëm në këtë projekt Barcelonën dhe Realin e Madridit, duke plotësuar edhe dëshirën e UEFA-s që e kërcënoi publikisht me përjashtim nga kompeticionet, duke përdorur çështjen e plusvalencave dhe pagave të fshehta..
Juventus largohet zyrtarisht në 13 korrik dhe tashmë heq dorë nga të gjitha detyrimet që kishte ndaj projektit në fjalë dhe njerëzve që e ideuan atë.
Vendimi vjen në një moment delikat kur UEFA mund ta përjshatojë Juventusin edhe nga Conference League për sezonin aktual pas dënimeve që bardhezinjtë kanë marrë në Itali.
