Grushti ndaj Sane i kushton, Bayern Munchen i “tregon derën” sulmuesit Sadio Mane

Konflikti fizik me Leroy Sane i ka kushtuar shumë sulmuesit senegalez, Sadio Mane.

Vetëm 1 vit pas transferimit në Gjermani nga Liverpool, bomberi afrikan duhet të gjejë një skuadër të re pasi në Bavari i kanë treguar derën dhe vendimi është i pakthyeshëm pasi Thomas Tuchel kërkon të ketë në grup lojtarë të besueshëm dhe jo elementë problematikë.

Edhe pse lojtari nuk dëshiron të largohet, sipas “Bild”, Bayern po punon t’i gjejë një sistemim pasi paga prej 20 milionë euro në sezon peshon dhe jo pak në arkën e kampionëve të Gjermanisë. Çmimi i kartonit të Mane shkon deri në 20 milionë euro.