Bayern bind lojtarin por jo Pep Guardiola-n, Walker kërkon gjermanët

Kylie Walker arrin marrëveshjen personale me Bayern Munchen për transferimin në Gjermani por klubi i Bundesligës duhet të mbyllë çështjen edhe me Manchester City.

Mbrojtësi i djathtë të cilit Pep Guardiola i ofroi një kontratë të re 2-vjeçare duket se e ka ndarë mendjen për të nisur një aventurë të re jashtë Anglisë dhe Bayern Munchen e ka bindur të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Në këtë mënyrë, pas 6 sezoneve me fanellën e Manchester City dhe tre trofe të fituar brenda 1 sezoni, Walker përgatit valixhet por do të jetë shumë e vështirë për Guardiola të heqë dorë prej tij edhe pse Walker nuk u preferua titullar në finalen e UEFA Champions League, çka krijoi pakënaqësi të mëdha.

Një tjetër anglez që mund të transferohet në Bavari është edhe Harry Kane, ish shok skuadren ei Walker te Tottenham.