E duan të gjithë përveç fqinjëve, Roger Federer shqetëson komshinjtë…

E duan të gjithë përveç fqinjëve, Roger Federer
Ish-numri 1 i botës në tenis, Roger Federer, një nga njerëzit e sportit më të dashur në rang planetar, duhet të bëjë llogaritë me fqinjët e tij.

Ish-raketa zvicerane, një sportist kampion por edhe njeri karizmatik, ka financuar projektin Rapperswil-Jona për ndërtimin e një kompleksi modern banimi.

Ky fakt nuk u ka pëlqyer fqinjëve të të tij të cilët mendojnë se është një prpojekt zaptues që ngushton dukshëm hapësirat e tyre. 6 ndërtesa me nga 2 kate, një parkim nëntokësor, disa impiante sportive, 1 pishinë dhe fusha tenisi.

Kompleksi yë një sipërfaqe prej 18 mijë metra katrorë dhe ndodhet në Zyrih. Aty do të jetojë kampioni me bashkëshorten dhe 4 fëmijët ndërsa punimet që kanë nisur prej muajsh, janë bërë një shqetësim konstant për banorët.